VIDEO/ Makina shpërthen në lëvizje në mes të qytetit, dyshimet e para

VIDEO/ Makina shpërthen në lëvizje në mes të qytetit, dyshimet e para

18:48, 01/12/2020
A+ Aa A-

Një automjet mësohet se ka shpërthyer në flakë në mbrëmje, ndërsa ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës.

Dyshimet e para mësohet se kemi të bëjmë me një shkëndijë elektrike. Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. Siç e shikoni edhe nga pamjet e siguruara nga Syri Tv makina është shkrumbuar plotësisht.

Raportohet se makina tip Citroen, ka qenë e pajisur me impiant gazi.

Shpërthimi ka ndodhur në një ndër zonat më të frekuentuara te Fushë-Krujës.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit e ka konstatuar në kohë problem,  pasi ka parë flakë nga pjesa e përparme e makinës dhe menjëherë ka ndërhyrë për të shuar zjarrin me mjete rrethanore.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrëfikësit e Krujës të cilet po bëjnë izolimin e bombolës së gazit të autoveturës më qëllim evitimin e një shpërthimi të mundshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco