Tragjedi në Greqi/ Vdes adoleshenti shqiptar nga flakët, tezja shpëton 2 fëmijët e tjerë

Tragjedi në Greqi/ Vdes adoleshenti shqiptar nga flakët, tezja shpëton 2 fëmijët e tjerë

14:29, 01/12/2020
A+ Aa A-

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur ditën e sotme në një familje shqiptare në Greqi. Apartamenti në të cilin shqiptarët banonin në Selanik është përfshirë nga flakët dhe si pasojë është ndarë nga jeta një 16-vjeçar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke zjarri shpërtheu ditën e sotme rreth orës 11:00, për një arsye ende të panjohur.

Kur shpërtheu zjarri, 16-vjeçari fatkeq, i cili kishte probleme të lëvizjes, ishte në shtëpi me vëllain dhe motrat më të vogla, të moshës 13 dhe 6 vjeç.

Prindërit nuk ishin në shtëpi në atë kohë pasi babai ishte në punë, ndërsa nëna dje u nis për në Shqipëri.

Për shkak të mungesës së nënës së fëmijëve, tezja e tyre ishte në banesë. Ajo u largua për disa minuta dhe më pas mbesa e saj 13-vjeçare e njoftoi atë me telefon se një zjarr kishte shpërthyer në shtëpi.

Pastaj ajo u kthe sa më shpejt që mundi dhe me vetëmohim hyri në banesën që digjej dhe arriti të nxirrte jashtë fëmijët më të vegjël të familjes.

Në përpjekjen e saj, ajo dogji një pjesë të kokës së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco