Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Nëntori i zi  pandemisë në Shqipëri, 17,307 të infektuar dhe 301 të vdekur

Nëntori i zi pandemisë në Shqipëri, 17,307 të infektuar dhe 301 të vdekur

14:03, 01/12/2020
A+ Aa A-

Kanë qenë plot 17,307 të infektuar dhe 301 viktima janë regjistruar gjatë muajit nëntor në Shqipëri ndërkohë që Dhjetori pritet të mbyllet edhe më keq.

Dita më me shumë të infektuar ka qenë 20 nëntor, ku u regjistruan 836 të infektuar, ndërkohë që dita më me shumë viktima ka qenë 27 nëntor, ku janë regjistruar 18 viktima.

Dita më pak të infektuar është regjistruar më 2 nëntor ku janë regjistruar 321 të infektuar ndërsa dita me më pak viktima ka qenë 8 nëntor ku janë regjistruar vetëm 2 viktima.

Dita më me shumë të shëruar është 16 nëntor ku janë shëruar 564 pacientë ndërsa dita me më pak të shëruar është me 1 nëntor ku janë shëruar 57 pacientë.

Totali i të infektuarve në Shqipëri sipas shifrave zyrtare, që prej fillimit të pandemisë është 38,182 të infektuar dhe 810 viktima. Ndërkohë janë shëruar vetëm 18,849 pacientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco