Përplaset me makinë në murin rrethues të rrugës, vdes 53-vjeçari

Përplaset me makinë në murin rrethues të rrugës, vdes 53-vjeçari

11:14, 01/12/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë.

Një person i moshës 53-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore dhe është përplasur me murin rrethues të rrugës.

53-vjeçari mësohet se ka ndërruar jetë në vend.

Ja njoftimi i policisë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco