Transportonte drejt Tiranës një emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 24-vjeçari

Transportonte drejt Tiranës një emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 24-vjeçari

10:47, 01/12/2020
A+ Aa A-

U kap duke transportuar një emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit, bie në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet automjeti me të cilin udhëtonte.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e datës 30.11.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Mercedez Benz”, një emigrant të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco