Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nuk respektoi masat kundër COVID-19, gjobitet pronari i lokalit në Kuçovë

Nuk respektoi masat kundër COVID-19, gjobitet pronari i lokalit në Kuçovë

10:09, 01/12/2020
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka ndëshkuar më masë administrative 1.000.000 lekë, 1 subjekt në lagjen “Tafil Skëndo”, në Kuçovë.

Ky vendim erdhi pasi lokali u konstatua i hapur dhe duke i shërbyer klientëve pas orës 22:00, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Sipas informacioneve të policisë subjekti është në pronësi të shtetasit D. K.

Strukturat e Policisë Berat bëjnë me dije se vijojnë kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Informacion i policisë

Vijojnë kontrollet nga Policia e Beratit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 subjekt në Kuçovë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Policisë Berat, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit D. K.

në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pasi u konstatua i hapur dhe duke i shërbyer klientëve pas orës 22:00, në kundërshtim me Aktin Normativ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco