Greqi/ Si në filma triller: Shqiptari vret ish-shefin e tij dhe më pas i vë flakën

Greqi/ Si në filma triller: Shqiptari vret ish-shefin e tij dhe më pas i vë flakën

08:56, 01/12/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar, 20 vjeç ka vrarë ish- shefin e tij pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 200 eurosh.

20 vjeçari në fillim e ka goditur pronarin e hotelit ku ai punonte për vdekje dhe më pas e ka larë atë me vodka dhe i ka vënë flakën kufomës për të shuar gjurmët e tij me flakë.

Por kanë qënë kamerat e sigurisë që e kanë ‘’tradhëtuar’’ 20 vjeçarin duke bërë më pas që i riu të rrëfehet.

Autori ka rrëfyer veprën e tij duke thënë se e kreu vrasjen pasi shefi i tij i detyrohej 200 euro nga viti i kaluar dhe nuk e kishte shlyer atë.

Kamerat tradhtuan vrasësin e 69 vjeçarit
Kërkimi  i pamjeve nga kamerat e biznesit në Oia bëri që hetuesit  të gjenin vrasësin e 69-vjeçar Nikos Halaris.

Vetë hoteli nuk kishte kamera sigurie, kështu që policia kërkoi pamje vizuale nga bizneset e tjera në të njëjtën zonë. 

I riu shqiptar u regjistrua duke u larguar nga vendi ku ndodhet hoteli i viktimës Nikos Villas , disa minuta para se Departamenti i Zjarrfikësve të njoftohej për zjarrin që shpërtheu.

Pas shumë orësh marrje në pyetje, 20-vjeçari rrëfeu se ai shkoi në hotel për të kërkuar paratë që i detyrohej pronari për punën që ai kishte bërë, por situata doli jashtë kontrollit.

Ajo që bie në sy është se vrasësi nuk kreu grabitje,kasaforta e hotelit u gjet e paprekur. 

Sipas mediave greke,i riu shqiptar pretendoi se nuk kishte ndërmend të grabiste ish -shefin e tij por kishte vajt për të marrë 200 eurot e borxhit, ndërsa ai ia atribuoi vdekjen e tij në një aksident gjatë përleshjes!

 Sidoqoftë, policia është duke ngritur një çështje kundër të riut shqiptar për vrasje me paramendim dhe ai do të dërgohet në prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Naxos.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco