Xhaxhai u vetëhodh nga spitali/ Nipi: Prokuroria nuk na ka kontaktuar asnjëherë

Xhaxhai u vetëhodh nga spitali/ Nipi: Prokuroria nuk na ka kontaktuar asnjëherë

20:04, 30/11/2020
A+ Aa A-

Për 3 nga 4 rastet e pacientëve me covid që janë hedhur nga spitalet covid në Tiranë vijojnë hetimet, ndërsa janë mbyllur vetëm për rastin e Hasan Mirës i cili u vetëhodh nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi” më 2 shtator të këtij viti. Mes 3 rasteve për të cilat vijojnë hetimet është edhe ai për Reshat Grembin nga Fieri që u hodh në 10 nëntor nga Infektivi.

Në një intervistë në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu, nipi i 69-vjeçarit Reshat Grembi, Sadik Grembi u shpreh se nuk dinë ku të trokasin dhe se cfarë do që të ndodhë “xhaxhai nuk kthehet më”. Ai tha se askush nga organet e hetimit nuk i ka pyetur.

Intervista e plotë në ABC

A ju kanë kontaktuar institucionet?

Asnjë kontakt.

Ju ka pyetur dikush?

Jo, jo. Organet ta bëjnë punën po të duan.

Nuk jeni të interesuar?

Ne jemi të interesuar, por nuk dimë ku të trokasim fare.

Keni ndonjë informacion nga mjekët dhe infermierët, që mund të ju lindë dyshime?

Jo, nuk kemi asnjë lloj informacioni për ngjarjen. E kam shoqëruar vetë herën e parë, pas dy ditësh e çoi nusja e djalit dhe ndodhi ajo që ndodhi pas 24 orësh.

E keni pranuar me veten tuaj, që nuk doni të kuptoni përse ka ndodhur?

Kush është ai, që nuk do, po kjo është një rrugë e gjatë, nga Fieri, në ambulancë, si u stresua xhaxhai në korridore. Më pas ndodhi ajo që ndodhi.

Jeni të shqetësuar që nuk ka një komunikim me ju nga institucionet e hetimit?

Jemi…

Ju e prisni një përgjigje nga këto hetime?

Ç’të të them. Edhe sikur, ne e kemi humbur xhaxhanë…

Pak rëndësi kanë hetimet?

Ç’të them…

Nëse do të pushoheshin hetimet do të ishit të qetë apo do të kërkonit pak më tej?

Nuk kemi cfarë kërkojmë, kë të akuzojmë, nuk flas dot më shumë më, është një procedurë e gjatë. Cilin të bëjmë fajtor, mjekësia në këmbë është, por ku krahasohen spitalet tona me të Europës dhe kur nuk merret përgjigja e tamponit për 24 orë. Unë isha vetë i infektuar, pas 3 ditësh me simptoma erdhi doktoresha, pas 3 ditësh erdhi dhe pas 4 ditësh erdhi përgjigja.

Ju jeni dorëzuar për hetimet?

Nuk kërkojmë dot asgjë më ne.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco