Vetëvrasjet në spitale/ Prokuroria mbyll hetimet për vdekjen e Hasan Mirës, asnjë zhvillim për rastet e tjera

Vetëvrasjet në spitale/ Prokuroria mbyll hetimet për vdekjen e Hasan Mirës, asnjë zhvillim për rastet e tjera

19:20, 30/11/2020
A+ Aa A-

Lidhur me rastet e vetëvrasjeve të pacientëve me Covid-19 tek “Shefqet Ndroqi”, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen e hetimeve për rastin e Hasan Mirës i cili u vetëhodh nga ballkoni i spitalit më 2 shtator të këtij viti. Sipas Prokurorisë nuk është gjetur asnjë indicie që shtetasi Mira është keqtrajtuar apo iu dha mjekimi jo I duhur.

Ndërkohë për 3 rastet e tjera të pacientëve që janë hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” dhe spitali Infektiv, hetimet vijojnë nga ana e Prokurorisë.

Më konkretisht bëhet fjalë për pacientin 29-vjeçar që u vetëhodh me 13 gusht, rasti tjetër I një 52-vjeçari me 1 nëntor po tek “Shefqet Ndroqi”, ndërsa me 10 nëntor u hodh një 69-vjeçar tek spitali Infektiv. Ndërkohë rasti më i fundit ishte ai i pacientit 60-vjeçar që u vetëhodh ditën e sotme tek Sanatoriumi./mv.abcneës.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco