Vrasja e kryeshkencëtarit bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh ka shtuar ndjeshëm tensionet në rajon.
Irani ka fajësuar Izraelin për këtë vrasje. Por sipas BBC, drejtuesit e lartë ushtarakë të Iranit thanë se gisht në këtë vrasje ka edhe grupimi i muxhahedinëve ‘Muhajedin-e-Kalq', të cilët janë strehuar në Shqipëri. Këto akuza i bëri shefi i sigurisë në Iran, Ali Shamkhani.
Ai tha se shërbimet e inteligjencës së Iranit e dinin se do ndodhte një goditje e tillë. Admirali tha se kanë prova se anëtarët e MEK janë përfshirë në këtë sulm, së bashku me shërbimin sekret izraelit Mossad.
Kjo ishte goditja e dytë turpëruese brenda një viti për Iranin.
Sipas Daily Mail, Fakhrizadeh u vra me një mitraloz të kontrolluar me telekomandë, që ishte lënë brenda një makine tjetër.
Kryeshkencëtari u qëllua të paktën tre herë nga arma, e cila ishte vendosur në një fuoristradë Nissan, e parkuar në krah të rrugës. Më pas makina prej nga u qëllua, shpërtheu në ajër.
Burimet thanë se shkencëtari po udhëtonte me të shoqen në makinën e tij të blinduar. Diçka goditi makinën e tij, duke bërë që karvani i makinave të ndalet.
Kryeshkencëtari bërthamor, Fakhrizadeh doli nga makina për të kontrolluar se çfarë kishte ndodhur. Por kur doli nga mjeti, mitralozi i komanduar qëlloi ndaj tij. Fakhrizadeh mori tre plumba, duke humbur jetën.
Një truprojë, që tentoi ta mbronte, u qëllua dhe u plagos. Më pas makina ku ishte arma shpërtheu. I gjithë operacioni zgjati tre minuta. Një burim tha se asnjë agjent nuk ishte në vendin e ngjarjes.
Irani thotë se ka identifikuar pronarin e makinës ku ishte vendosur mitralozi. Megjithatë, ekspertët thonë se vrasja ishte kaq e sofistikuar sa zbulimi i autorëve mbetet shumë i vështirë.
© SYRI.net
1-Makina shperthen e para 2- Ai nuk ishte me gruan por me bodigarded 3-Makina e tij nuk ishte e blinduar 4-Pas shperthimit te nje makine prane, 6 a me shume persona hapen zjarr duke vrare shkencetarin dhe truprojet