Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Pacienti i vetëvrarë/ Vëllai: Infermierët kërkuan lekë, i dhanë oksigjen tepër

Pacienti i vetëvrarë/ Vëllai: Infermierët kërkuan lekë, i dhanë oksigjen tepër

18:56, 30/11/2020
A+ Aa A-

Anton Skabona, vëllai i 60-vjeçarit Leonard Skabona, i cili u hodh sot nga kati i dytë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, në një prononcim për “ABC” rrëfen detaje nga biseda e fundit. Anton Skabona hodhi akuza mbi stafin mjekësor të spitalit, duke pretenduar se mjekët nuk i kanë dhënë mjekimin e nevojshëm vëllait të tij.

Një ditë para se të kryente aktin vetëflijues, Leonard Skabona u ka thënë familjarëve se ishte në gjendje të mirë shëndetësore, madje ka kërkuar t’i sillnin ushqime dhe rroba. Nga Nju Jorku, vëllai i viktimës, kërkon nga shteti zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa shton se Leonardi merrte edhe medikamente anti-depresive.

“Kontakti i fundit ka qenë në datë 29 në orën 6 dhe më tha, më pyeti si je, si i ke fëmijët. Më tha jam më mirë, kam bërë testin dhe nuk i kishin dhënë rezultatin. I thashë ke kujdes, mos shko në spital. Pasi foli me mua, mori ambulancën dhe shkoi në spital. Kishte ethe dhe pak temperaturë. Unë i thashë rri në shtëpi se ndoshta nuk ke covid. Më mori motra në telefon dhe më tha Nardi ka shkuar në spital. Tentuam të lidheshim me spitalin, por nuk arritëm. Më pas u lidhëm përmes një shoqe dhe na thanë se ishte në gjendje të mirë. Motra më thotë mos u bëj merak se nuk është në gjendje të keqe. Pastaj çfarë ilaçesh dhe oksigjeni i kanë dhënë, nuk e di".

Por a shfaqi shenja mërzitje në bisedën e fundit?

“Jo, ishte shumë mirë vëllai. Po të ishte keq vëllai, se më parë ka qenë, ka pasur çrregullime dhe më pas është kuruar dhe ka dalë mirë. Ka qenë edhe në hetuesi në kohën e Enverit dhe ka vuajtur. Por kohët e fundit ka qenë mirë. 6 muajt e fundit ka qenë shumë mirë se merrte ilaçe. Nuk ka pasur probleme, se mund të hidhej nga pallati i vet, ku jeton në Laç, pse u hodh nga Sanatoriumi? Dua të çfarë ilaçesh i kanë dhënë vëllait”, tha ai.

Por çfarë dyshimesh ka familja?

“Unë dyshoj që i kanë dhënë ose oksigjen tepër ose mjekim të gabuar. Dhe qeveria shqiptare nuk mund të vendosë dy hekura në dritare? Se vëllai im është i pesti që hidhet. Nuk ka personel? Dakord, po dy hekura për t’i vendosur? Unë kërkoj nga shteti që të zbardhet çfarë arsye e bëri vëllanë tim të hidhet nga dritarja se ai po të donte me u hedhur ishte hedhur në vend tjetër jo në spital. Dyshoj te mjekimi që i kanë dhënë mjekët,” deklaron ai.

Anton Skabona thotë se vëllait nuk i kishin kthyer përgjigje se ishte me koronavirus, pasi bëri tamponin. “Ne nuk na ka thënë njeri se është me Covid, ai ka bërë testin, por nuk i kthyen përgjigje, vëllai nuk ka ditur gjë, vetëm ka marrë ambulancën dhe e çuan në spital. Jemi të shokur si familje, se të ikë vëllai në këtë formë”.

Anton Skabona lëshoi akuza të forta në drejtim të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”. “Vëllai, motrës i ka thënë “Nuk ma lejojnë telefonin", i  ka thënë këtu nuk të shërbejnë, nuk kujdesen infermierët, për të hequr tubin e urinës, nuk ia heq njeri pa i dhënë lekë, donin pare infermierët, për doktoreshën nuk di gjë, por për infermierët. I thashë motrës, kontaktoi me njerëz atje se ia paguaj unë lekët prej Amerike, vetëm të shpëtojë vëllai. Vëllai ka kërkuar rroba, motra e ka pasur çantën gati për ta çuar, por e ka gjetur të vdekur”.

Anton Skabona thotë se vëllai ishte i divorcuar, ish-gruaja dhe fëmijët jetojnë në Belgjikë, ndërsa ai vetëm në Shqipëri. “Djali i madh qante, por i thashë se nuk kemi çfarë bëjmë. Mua lajmin ma komunikoi kunata në orën 3 të natës. Në Amerikë vdes çdo njeri në një minutë, por nuk është hedhur askush nga spitali, dua të di çfarë mjekimesh i kanë dhënë vëllait tim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco