Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lanë thasët me kafe braziliane në Maqedoni dhe u ‘arratisën’ në Shqipëri

Lanë thasët me kafe braziliane në Maqedoni dhe u ‘arratisën’ në Shqipëri

11:11, 30/11/2020
A+ Aa A-

Policia maqedonase sekuestroi 480 kilogramë kafe braziliane të cilën po e kotrabandonin me thasë drejt Shqipërisë tre persona.

Pasi u pikasën nga policia, ata hodhën thasët dhe u futën në territorin shqiptar.

 “Dje, në orën 6.20 pasdite, ndërsa po ndërmerrnin veprime zyrtare pranë kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, oficerët e policisë nga Stacioni Policor për Kalimin e Kufirit dhe Mbikëqyrjen e Kufirit – Blato vunë re tre persona, të cilët menjëherë u larguan në territorin e Shqipërisë”. 

Pas inspektimit në terren, u gjetën tetë thasë me kafe të papërpunuar me një peshë totale prej 480 kg. 

Prokurori publik është njoftuar dhe po merren masa për zbardhjen e çështjes, informoi Ministria e Brendshme në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco