Nxënës, mësues e mjekë, edhe në Fier shtohen rastet e infektimeve

Nxënës, mësues e mjekë, edhe në Fier shtohen rastet e infektimeve

10:42, 30/11/2020
A+ Aa A-

Mësohet se në Fier janë konfirmuar edhe gjatë orëve te fundit shumë raste të reja me Covid-19.

Pozitiv për virusin ka rezultuar një mësues në Cakran si dhe nxënës e mësues në Fier, në një shkollë private.

Po ashtu, i infektuar është edhe një polic, një shofer i Ujësjellësit në Patos, një mjek në një qendër Shëndetësore si dhe një infermiere.

Në Shqipëri rastet e reja ditore me COVID 19 kërcyen dje në nivelin e 835 të prekurve, një ndër shifrat më të larta të rregjistruara deri më tani.

Më 20 nëntor, ishte rregjistruar maksimumi me 836 raste, por kur ishin realizuar 2677 testime, një nga shifrat rekord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco