Mësues, edukatore, mjekë dhe zyrtarë/ Berati i pushtuar nga virusi

Mësues, edukatore, mjekë dhe zyrtarë/ Berati i pushtuar nga virusi

10:31, 30/11/2020
A+ Aa A-

Covid-19, java nis me shifra në rritje në Berat. Të prekur mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh.

Shifrat e të prekurve me Covid-19 në Berat edhe këtë fillim jave kanë njohur rritje të lartë, ku mes të infektuarve regjistrohen mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh.

Në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar pozitivë një oksigjenist dhe një infermier i Repartit të Infektivit. Infektimet kanë vijuar edhe në Qendrat Shëndetësore, ku janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi 1 infermier në Qendrën Shënderësore në fshatin Cukalat dhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.

Mes të infektuarve të sotëm regjistrohen sërish edhe mësues e edukatore. Konfirmohen të infektuara me Covid-19 një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, 1 edukatore në kopshtin “Barrikadë” dhe një tjetër sanitare në kopshtin “Çlirim 1”.

Infektime ka pasur edhe në shumë instutucione vendore në qarkun e Beratit, ku rezultojnë të prekur 1 punonjës administrate në bashkinë Berat, 1 specialist në Drejtorinë e Transportit në Berat, 1 operator shërbimi,1 shitëse dyqani ushqimor dhe 2 punonjëse fasonerie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco