Shtrirje e madhe e infektimeve në institucionet shtetërore në Vlorë

Shtrirje e madhe e infektimeve në institucionet shtetërore në Vlorë

10:02, 30/11/2020
A+ Aa A-

59 raste me koronavirus u raportuan ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë.

Burime për Abcneës.al bëjnë me dije se nga rastet e raportuara mësohet se kanë rezultuar pozitiv një tjetër mësuese dhe dy edukatore në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë.

Dy raste janë konfirmuar pranë Gjykatës se Apelit, ku ka rezultuar pozitiv një sekretar dhe një punonjës administrate.

Po ashtu pesë  mësues janë infektuar me koronavirus, tre prej të cilëve janë në shkolla të qytetit dhe një në fshat. I prekur nga covid është raportuar edhe një nxënës në gjimnaz publik, si edhe një tjetër student pranë UTV në Vlorë.

Ndërsa situata vijon të mbetet shqetësuese burime bëjnë me dije se me COVID-19 është konfirmuar  rast pranë ujësjellësit Vlorë, pranë shërbimeve publike dhe në administratën e bashkisë.

Dy raste janë raportuar pranë Kadastrës së Vlorës dhe dy raste edhe pranë policisë si edhe njësisë Delta Force po në këtë qytet.

Sakaq janë infektuar katër infermiere në qendra shëndetësore mes të cilëve në qendrën  e shëndetësisë  3 dhe 4 në Vlorë.

Raste pozitivë janë konfirmuar edhe ne sektorin privat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco