Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive dhe janë shënuar 16 viktima.
Institute I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.
Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.
© SYRI.net