VIDEO/ Aksident në Berat, mjeti për pak sa nuk përfundon në Osum

VIDEO/ Aksident në Berat, mjeti për pak sa nuk përfundon në Osum

13:48, 29/11/2020
A+ Aa A-

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit. Një mjet,tip fuoristradë,me targa AA 146 FK, ka devijuar nga rruga përgjatë shëtitores së qytetit dhe ka përfunduar mbi kagjellat anësore të rrugës.

Gjysma e makinës është devijuar mbi lum por fatmirësisht mjeti është mbajtur nga kangjullat e rrugës dhe nuk ka përfunduar brenda në lumë. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit, M.B, ka dalë nga makina pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që kanë mundësuar edhe tërheqjen e mjetin nga rruga,për të mos shkarë e përfunduar në lumë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti fuoristradë kishte dalë nga parkimi dhe gjatë një tentative për të shmangur një mjet tjetër që po vinte me shpejtësi drejt tij,ka devijuar rrugën dhe është përplasur. Specialsitët e policisë rrugore po kryejnë edhe kqyrjen e zonës,për të zbuluar shkaqet e vërteta të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco