Përplasja me armë në Elbasan, gjykata merr vendimin për Vis korçarin

Përplasja me armë në Elbasan, gjykata merr vendimin për Vis korçarin

12:29, 29/11/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “Arrest me Burg” për Elvis Koçi Çaushllari,Feliks Filaj dhe Ersi Çekani.

Vendimi u mor pas vlerësimit të provave të paraqitura nga Prokuroria e Elbasanit, e cila kërkoi burg për të akuzuarit.

Gjykatësi Tomorr Kullolli mori dhe komunikoi vendimin.

Ata akuzohen për “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Në kërkim ndërkohë janë 25-vjeçari Migert Qosja dhe Armand Ceveli, të dy të akuzuar për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Rivaliteti mes grupeve dyshohet se është arsyeja pas shkëmbimit të zjarrit që u shënua në Elbasan, edhe pse 28 vjeçari Koçi që mbeti i plagosur në dëshminë e tij tha se nuk i njihte personat që sipas tij e sulmuan.

Për pasojë ai mbeti i plagosur dhe u vu në pranga në Spitalin e Traumës ku sipas policisë erdhi të mjekohet për ti shpëtuar policisë.

Ervis Çaushllari i njohur me nofkën “Vis korçari”, është një personazh i njohur në Elbasan dhe i dyshuar për përfshirje në disa ngjarje kriminale, por që kanë mbetur të paprovuara në gjykatë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco