EMRI - FOTO/ Ja kush është 32 vjeçari që dyshohet të jëtë mbytur në Durrës

EMRI - FOTO/ Ja kush është 32 vjeçari që dyshohet të jëtë mbytur në Durrës

10:13, 29/11/2020
A+ Aa A-

Një peshkatar 32 vjecar është zhdukur prej ditës së djeshme kur kishte shkuar të peshkonte në zonën e currilave.

Ai është identifikuar si Silvi Prifti. I riu kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Familjarët janë alarmuar pasi janë gjetur rrobat e tij në afërsi të Currilave dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat blu njoftojnë se kanë nisur kërkimet me polumbarët dhe forcat detare.

Ja njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojn për zbardhjen  e plotë të ngjarjes.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco