Përplas makinën me kabinën elektrike në gjendje të dehur, stakohet energjia në të gjithë zonën

Përplas makinën me kabinën elektrike në gjendje të dehur, stakohet energjia në të gjithë zonën

18:43, 28/11/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Lezhë.

Një automjet raportohet se është përplasur me një kabinë elektrike, kur për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi I mjetit. Sipas raportimeve nga terreni, drejtuesi I automjetit dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur në Ishull Lezhë/ Makina fillimisht është përplasur me kabinën elektrike dhe më pas është përplasur me një makinë tjetër që ishte në lëvizje.

Edhe pas këtyre përplasjeve, makina ka vazhduar në seri të godasë edhe një tjetër automjet.

Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës.

Si pasojë e përplasjes me kabinën elektrike, raportohet se e gjithë zona e ishullit ka mbetur pa energji elektrike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco