Vrasja e ‘të fortit’ të Shkodrës/ Policia zbulon autorët dhe motivin për të cilin u ekzekutua

Vrasja e ‘të fortit’ të Shkodrës/ Policia zbulon autorët dhe motivin për të cilin u ekzekutua

16:39, 28/11/2020
A+ Aa A-

Një 46-vjeçar u ekzekutua me breshëri kallashnikovi paraditen e sotme në zonën e Dajçit në Shkodër. Mësohet se viktima, Ridvan Hyseni është person me precedentë penalë dhe dyshohet të jetë autor i disa ngjarjeve të rënda të ndodhura që prej viteve 2008-2009.

Policia tha se 46-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij kur është qëlluar nga dy persona. Autorët janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes.

Edhe pse në zonë ka pasur kamera sigurie, burime të policisë thanë se ato nuk kanë funksionuar në momentin e ngjarjes dhe nuk është regjistruar asgjë.

Ridvan Hyseni është gjetur pa shenja jete në një makinë BMW pranë një karburanti në fshatin Mushan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi28/11/2020 17:29

Ore a i ofrohesh ndo pak titullit te lajmit apo ja fut pordhes, kush na qenkan autoret dhe kush eshte motivi??? Lexoje dhe njehere cfar ke shruajtur. E ka fajin Cim Peka qe ju mban ne pune????

Shto koment

Denonco