Si u ekzekutua brenda BMW-së luksoze 'i forti' i Shkodrës

Si u ekzekutua brenda BMW-së luksoze 'i forti' i Shkodrës

15:17, 28/11/2020
A+ Aa A-

Shkodra u trondit sot nga një ngjarje e rëndë, ku u ekzekutua me armë, 46-vjeçari Ridvan Ramazani. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Mushan, pranë një karburanti.

Syri.net ka siguruar pamje nga automjeti tip “BMW” ku u gjet i vrarë Ramazani.

Mjeti me ngjyrë të bardhë në pronësi të viktimës ka marrë disa plumba, ndërsa i janë thyer edhe xhamat. Automjeti ishe në lëvizje në momentin e ngjarjes, ndërsa drejt tij është qëlluar me breshëri.

Raportohet se janë gjetur të paktën 20 gëzhoja në vendngjarje. Ndërkaq, pista ku po heton grupi hetimor dyshohet se është ajo e hakmarrjes.

Burime bëjnë të ditur se atentatorët dyshohet se kanë qëlluar me armë automatik dhe pasi kanë ekzekutuar 46-vjeçarin janë larguar me motoçikletë.

Po ashtu mësohet se karburanti pranë të cilit u ekzekutua Ramazani nuk ka pasur kamera, çka e vështirëson më shumë punën e grupit hetimor për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku28/11/2020 16:07

Nga titulli me BMW lluksoze kujtova se mos ishte i "forti" i Mirditës që hedh gaz fëmijëve dhe pleqve në orën 6 të mëngjesit. Por jo, nuk bie rrufeja në mut.

Shto koment

Denonco