Fshatarët e Korçës i futen më sëpatë pyjeve, Policia kapi këta të nëntë

Fshatarët e Korçës i futen më sëpatë pyjeve, Policia kapi këta të nëntë

10:29, 28/11/2020
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka kapur 9 banorë të fshatrave të qarkut të Korçës duke prerë dru në pyjet e zonës dhe ka nisur ndaj tyre procedim penal, në liri.

Ata janë nga të gjitha moshat, duke filluar nga 21 vjeç deri në 73 vjeç. Drutë i kanë marrë me kamionë jo vetëm për ngrohje për familjet e tyre, por edhe për t’i shitur gjatë dimrit.

Policia e Korçës tha se gjatë muajit nëntor procedoi penalisht 9 shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve dhe u sekuestroi lëndën drusore që nuk kishte dokumentacionin përkatës.

Kush janë dhe nga janë të proceduarit? Në një renditje sipas moshës:

Xh.Ç 21 vjeç 

M.M 25 vjeç

E.Xh 29 vjeç

M.Ç 37 vjeç

D.H 35 vjeç

B.J 38 vjeç

A.Ç 52 vjeç

S.M 57 vjeç

S.B 73 vjeç

Ata janë kapur nga Policia në fshatrat Gjonomadh, Vithkuq të Korçës; Dardhas të Pogradecit, Arrëz të Devollit, në Ersekë; Sovjan e Podgorie të Maliqit  duke transportuar me mjete të ndryshme.

Në një rast, edhe duke zotëruar një ambient tregtimi të drurit, që iu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia e Korçës tha se do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco