EMRI/ Makina përplas motorin në Fushë-Krujë, plagoset rëndë drejtuesi

EMRI/ Makina përplas motorin në Fushë-Krujë, plagoset rëndë drejtuesi

18:39, 27/11/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë është regjistruar në  Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Mazhe.

Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës Besnik Masha ka mbetur i plagosur rëndë.

Masha është dërguar menjëherë me urgjencë drejt spitalit Ushtarak, ndërsa drejtuesi i fugonit është ndaluar nga policia.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur më tej shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco