Vëllezërit e shefit të paraburgimit në Vlorë që iu shkrumbua makina: Akti vetëm prej detyrës

Vëllezërit e shefit të paraburgimit në Vlorë që iu shkrumbua makina: Akti vetëm prej detyrës

13:04, 27/11/2020
A+ Aa A-

Vëllezërit e shefit të paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani kanë deklaruar për gazetarin e Neës24, Enrik Mehmeti se ai nuk ka pasur asnjë kërcënim gjatë viteve të punës.

Feim Alisinanit mbrëmjen e kaluar i dogjën makinën qëllimisht teksa vëllezërit thonë se një akt i tillë mund të ketë ndodhur vetëm prej detyrës.

Njëri prej tyre thekson se vëllai i tyre është shembull në detyrë dhe s’ka pasur probleme, por vetëm lavdërime dhe respekte.

VËLLAI l: Në gjithë historinë e tij dhe karrierën që kur ka filluar mund të pyesni jo neve, por gjithë rrethin e Vlorës çfarë pozicioni ka qëndruar në shtet dhe punën personale të tij.

Absolutisht, gjithmonë ka kryer detyrën

VËLLAI ll: Ska pasur asnjë problem, vetëm lavdërime, respekte.

VËLLAI l: Me sa dimë ne jo.

Grupe të caktuara gjithmonë dhunojnë rrobën e shtetit. Pikëpamja jonë është që rrobën e shtetit e dhunojnë, vetëm për shkak të detyrës.

Që kur ka filluar sistemi edhe sot, ka kalua gjithë ky tranzicion vëllai jonë është shembull. Nuk e dimë ku ndodhet tani, ka shkuar në punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco