Infektime në kopshte dhe shkolla, mjekë të Spitalit të Beratit dhe efektivë të policisë

Infektime në kopshte dhe shkolla, mjekë të Spitalit të Beratit dhe efektivë të policisë

12:19, 27/11/2020
A+ Aa A-

Ka vijuar rritja e numrit të të infektuarve nga Covid-19 në shumë kopshte e shkolla të qarkut të Beratit.

Në kopshtin "Çlirim 1",i mbyllur prej 10-ditësh,një tjetër edukatore dhe një sanitare kanë rezultuar sot "pozitive" në përgjigjen e tamponit,duke e çuar në 7 numrin e edukatoreve dhe sanitareve të infektuara në këtë institucion.

Edhe 1 edukatore në kopshtin "Rom" në lagjen "30 Vjetori" ka dalë sot e prekur me Covid-19. Infektimet kanë vijuar edhe në shkolla,ku rezultojë të prekur: 1 mësuese në shkollën "18 Tetori" në Kuçovë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë dhe 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare "3 Dëshmorët" në fshatin Pobrat. Rastet e mjekëve të prekur në Berat nga Covid-19 kanë njohur rritje edhe gjatë kësaj jave. Vetëm në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar sot "pozitivë" 2 mjekë të tjerë,një mjek i Repartit të Urgjencës dhe një mjek patholog.

Edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, 2 efektivë policie të terrenit rezultojnë të infektuar me Coronavirus. Përgjigjet "pozitive" të tamponeve të kryer nga dy efektivët e policisë,që rezultojnë të jenë kontakte të efektivëve të tjerë të infektuar,kanë mbërritur sot pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat. Edhe n? bashkinë Dimal kanë vijuar infektimet,ku sot një punonjëse e Auditit rezulton e prekur me Covid,ndërkohë që edhe në fasonerinë Malotex në Berat një tjetër punonjëse është prekur nga Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco