Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vrasja në Bulqizë/ I riu u sorollat nëpër spitale se nuk ka kirurg

Vrasja në Bulqizë/ I riu u sorollat nëpër spitale se nuk ka kirurg

11:48, 27/11/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Bulqizës, ku një 22-vjeçar është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fushë Bulqizë - Kodër Dane rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme. 

Lidhur me motivet e kësaj vrasje, ka dy versione. Sipas policisë, 22-vjeçari Elidon Basha është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij, Klodian Kola, me të cilin kishte dalë për gjah.
Megjithatë, një version i tillë është hedhur poshtë nga 27-vjeçari. 

Në dëshminë e tij në Polici, mësohet se Kola e ka mohuar që ta ketë qëllua ai. Sipas Kolës, ato janë qëlluar nga persona të tjerë.

Të riut i janë bërë 4 orë sorollatje nga spitali në spital. Report Tv mëson se 22-vjeçari Elidon Basha është paraqitur në spitalin e Bulqizës rreth orës 23:00 ku ka marrë ndihmën e parë, por duke qenë se në këtë spital nuk ka kirurg është nisur drejt spitalit të Peshkopisë. Gjendja shëndetësore e Bashës është përkeqësuar, dhe nga spitali i Peshkopisë është nisur rreth orës 02:00 drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht ka ndërruar jetës rrugës.

Uniformat blu kanë sekuestruar disa materiale si arma e gjahut, elektrik dore dhe motori me të cilët të rinjtë kishin dal për gjah.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco