Dyshohet se vrau me armë gjahu shokun, 27-vjeçari e mohon

Dyshohet se vrau me armë gjahu shokun, 27-vjeçari e mohon

11:25, 27/11/2020
A+ Aa A-

Klodian Kola, 27-vjeçari i cili sipas policisë dyshohet se ka vrarë me armë gjahu pa dashje shokun e tij Elidon Basha, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij para uniformave blu duke pretenduar se viktima mund të jetë qëlluar nga një person i tretë.

Burime bëjnë me dije se i riu ka marrë një plagë plumbi në krah dhe ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes.

Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Dibrës ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Më pas rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm i riu është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Pas gjysmë ore rrugë, si pasojë e plagës së rëndë nga e cila ka pësuar gjakderdhje, i riu ka ndërruar jetë.

Sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale pasi të dy të rinjtë kishin dalë për gjah, por tashmë po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco