Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

FOTO/ Durrës, ky është pallati që do të hidhet në erë në mesditë

FOTO/ Durrës, ky është pallati që do të hidhet në erë në mesditë

11:24, 27/11/2020
A+ Aa A-

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat xheniere të ushtrisë do të shembin sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 9-katësh në Durrës i cili ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pallati ndodhet në njësinë administrative nr. 3, rruga “Hysen Myshketa”. 

Në trupin e objektit janë hapur 1100 furnela dhe është vendosur një sasi prej 40 kg lëndë plasëse. Hedhja në erë parashikohet të bëhet në orën 13:00.

Bashkia e Durrësit nga ana e saj ka bërë thirrje që për arsye sigurie, të gjithë bizneset dhe banorët e banesave që ndodhen pranë këtij pallati, ditën e premte, nga ora 11.00 deri në orën 18.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.
 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco