Automatik dhe armë gjahu në dyqan, arrestohet 61 vjeçari në Lezhë Foto ilustruese

Automatik dhe armë gjahu në dyqan, arrestohet 61 vjeçari në Lezhë

11:04, 27/11/2020
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 61 vjeçar i cili është kapur me armë pa lejë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kashnjeti”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit N. P., 61 vjeç të cilit në cilësinë e provës materiale i janë gjetur të fshehura në dyqanin e tij një armë zjarri automatik dhe një armë gjahu.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kashnjeti”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë pa leje, strukturat e DVP Lezhë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kashnjeti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-N. P., 61 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një armë gjahu.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco