Qëlloi shokun e tij! Ky është autori i dyshuar i vrasjes në Bulqizë

Qëlloi shokun e tij! Ky është autori i dyshuar i vrasjes në Bulqizë

10:40, 27/11/2020
A+ Aa A-

Kjo është foto e Klodian Kolës, 27-vjeçarit që dyshohet se qëlloi për vdekje me armë gjahu shokun pa dashje.

Mbrëmjen e djeshme Kola kishte dalë për gjah me Elidon Bashën 22-vjeç. Rreth orës 23:30 ai ka qëlluar pa dashje të riun.

Ky i fundit është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por ka humbur jetën rrugës si pasojë e plagëve të marra.

Kola tashmë është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërkohë që uniformat blu vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e plota të saj.

Dy të rinj ishin miq edhe në rrjetet sociale. Ndërkohë familjarët e viktimës kanë mbushur rrjetin me dedikime prekëse për humbjen e të dashurit të tyre në moshë mjaft të re.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco