FOTO/ Ja momenti i kontrollit të furgonit me dru ku u gjet heroina

FOTO/ Ja momenti i kontrollit të furgonit me dru ku u gjet heroina

10:23, 27/11/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës së djeshme është sekuestruar një sasi heroine në Elbasan. Syri.net ka mundur të sigurojë fotot e kontrollit të policisë në këtë automjet që u gjeten 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi kanabisi.

Droga u kap në një  furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi Gëzim Balla 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë.

Përveç shoferit të furgonit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale. Edhe gjatë ditës së sotme është arrestuar një tjetër person që ka lidhje me këtë sasi droge të sekuestruar.

Ja postimi i plotë i një dite më parë:

Elbasan

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Kështjella".

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Focës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i shtrirë në Elbasan dhe në disa qytete të tjera.

Sekuestrohen 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi  kanabis.

Vihen në pranga disa shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan  operacionin policor të koduar "Kështjella".

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi  kanabisi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis27/11/2020 15:41

Me siguri ndonje i aferm i Tualet Kasem Palles, e kan zanat keta kerci kuqet e Librazhdit, prerjen e pyjeve e kombinojne me drogen.

Shto koment

Denonco