Droga në Elbasan/ Arrestohet i gjashti, kush është 36-vjeçari që u vu sot në pranga

Droga në Elbasan/ Arrestohet i gjashti, kush është 36-vjeçari që u vu sot në pranga

10:06, 27/11/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 6 numri i personave që janë arrestuar në Elbasan, si të dyshuar në trafikun e heroinës, ku gjatë ditës së djeshme u sekuestrua një sasi prej më shumë se 4 kilogramë lëndësh narkotike. Gjatë ditës së sotme, Policia ka vënë në pranga shtetasin Gazmir Harremi, i cili dyshohet se ka qenë i implikuar në trafik.

Sipas policisë Harremi i siguronte lëndën narkotike shtetasit të arrestuar ditën e djeshme, G. B.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme u vunë në pranga shtetasit: Hazis Musai, Xhulio Musai, Danjel Xheliaj, Gëzim Balla dhe Endri Kara. Heroina u kap në një kamion me lëndë drusore, dhe dyshohet se vinte nga Turqia, me destinacion final Greqinë.

Njoftimi i Policisë për arrestimin e Harremit:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Kështjella”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, si rezultat i të cilit u arrestua 1 shtetas dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë  kanabis, automjeti që u gjetë lënda narkotike dhe 4 aparate celular ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. 

Si rezultat i  hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco