VIDEO/ Ja si dy autorët i vunë flakën makinës se shefit të paraburgimit

VIDEO/ Ja si dy autorët i vunë flakën makinës se shefit të paraburgimit

09:58, 27/11/2020
A+ Aa A-

Makina e shefit të paraburgimit Feim Alisinani u dogj mbrëmë gjatë natës më Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Hajrro Cakerri”.

Syri.net ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur autorët i vënë flakën automjetit tip “Nissan” të parkuar në anë të rrugës.

Nga pamjet shihet se fillimisht drejt automjetit afrohet një nga autorët, ndërsa pak momente më vonë edhe një person tjetër. Dy autorët fillimisht thyejnë xhamin, më pas hedhin benzinë brenda në mjet.

Pasi i vënë flakën ata largohen menjëherë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që automjeti u shkrumbua nga flakët.

Pronari i automjetit është shefi i paraburgimit në qytetin bregdetar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco