VIDEO - Edhe në Elbasan/ Digjen dy automjete në orët e para të mëngjesit

VIDEO - Edhe në Elbasan/ Digjen dy automjete në orët e para të mëngjesit

08:10, 27/11/2020
A+ Aa A-

Rreth ores 04 .00 të mëngjesit në lagjen 11 Nentori në qytetin e Elbasanit janë djegur pjesërisht 2 automjete. Sipas burimeve nga vendngjarja janë djegur automjetit tip Volvo AA 123 OD në pronësi të shtetasit Daniel Duka.

Automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme dhe automjeti tip Ford fokus me targë AA 993 BN në pronësi të shtetasit Aleksander Bragjecit.

Ky automjet është djegur në pjesën e pasme .Pas sinjalizimit të marrë sherbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke bërë të mundur fikjen e zjarrit , ndërsa policia ka siguruar pamje të kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja pêr të zbuluar autorët e saj pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Elbasan/ Informacion paraprak 

Në orët e para të mëngjesit,  në lagjen "11 Nëntori", Elbasan,  është djegur  pjesërisht mjeti tip "Volvo",  në pronësi të shtetasit D.D.,  dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip "Ford", i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit, por nga hetimi paraprak dyshohet se është aksidentale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco