VIDEO/ Digjet makina e Shefit të Paraburgimit në Vlorë, autorët thyejnë xhamin…

VIDEO/ Digjet makina e Shefit të Paraburgimit në Vlorë, autorët thyejnë xhamin…

08:04, 27/11/2020
A+ Aa A-

Një makinë është djegur rreth mesnatës në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajrro Cakerri në Vlorë, e cila ka qenë në epiqendër e ngjarjeve kriminale në qytetin bregdetar muajt e fundit.
Mësohet se makina tip “Nissan Micra”, me targa AA 091 NB.

Mjeti është në pronësi të shefit të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani. Por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga policia e qytetit bregdetar. 

Ngjarja dyshohet se është e qëllimshme, pasi fillimisht dyshohet se dy persona kanë thyer xhami i mjetit dhe më pas është hedhur benzinë.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar autorët drejt këtij akti.

Ja njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco