EMRI/ Aksidenti fatal në Rrugën e Kombit, përplaset çifti i bashkëshortëve, humb jetën gruaja

EMRI/ Aksidenti fatal në Rrugën e Kombit, përplaset çifti i bashkëshortëve, humb jetën gruaja

22:22, 26/11/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mbrëmje në rrugën e Kombit, ku si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve, humbi jetën një person dhe u plagos rëndë një tjetër.

Sipas burimeve nga vendngjarja në aksident është përfshirë një çift bashkëshortësh të cilët udhëtonin në njërën nga makina.

Për pasojë një grua raportohet të ketë humbur jetën.

Ajo është Drana Nikolli nga Rrësheni.

Lezhë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur  "Skuraj", mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin M.Sh.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke  gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin  tip "Benz",me drejtues shtetasin Gj.N.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco