Emrat/ Kërcënonin bizneset për para, rreth 30 vite burg për 3 shqiptarët, pjesë e grupit mafioz

Emrat/ Kërcënonin bizneset për para, rreth 30 vite burg për 3 shqiptarët, pjesë e grupit mafioz

20:14, 26/11/2020
A+ Aa A-

Gjykata italiane ka dhënë tre dënime dhe dy aktakuza për zhvatje me metodën mafioze kundër dy sipërmarrësve në Viterbo.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për shqiptar Must Lleshi, 31 vjeç, Flavio Hysa, 30 vjeç dhe Alban Kaçorri, 22 vjeç, të cilët u dënuan me nga 9 vjet e 4 muaj secili, me një ulje të një të tretës së dënimit për më të riun.

Vendimi erdhi në orën 7.30 pasdite pasi një seancë dëgjimore që zgjati mbi 6 orë, ndërsa avokatët mbrojtës paralajmërojnë apelim.

Vëllezërit shqiptarë Ismail dhe David Rebeshi, të moshës 37 dhe 31 vjeç, konsiderohen si eksponentë kryesorë të krimit në Viterbo.

Viktimat e supozuara ishin dy biznesmenë lokalë, duke kërkuar prej tyre mijëra euro. Rebeshi ndërkohë ishte sipërmarrës në sektorin e klubeve të natës si dhe trafikant i dyshuar i kokainës.

Sipas hetuesve, pronari i një restoranti ishte kërcënuar me vdekje së bashku me familjen e tij. Ndërsa ndaj Rebeshit vazhdon procesi gjyqësor, ai është dënuar me 12 vite burg në rrethana rënduese më 11 qershor për akuza të tjera. Shqiptari u prangos si pjesë e trembëdhjetë arrestimeve të 25 janarit 2019 në kuadër të operacionit “Erostrato”.

Ishin pagesat për mbrojtjen ligjore të Rebeshit, ato që detyruan shqiptarët e tjerë të kërcënojnë biznesmenët për të dhënë para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco