51 viktima nga tërmeti i 26 nëntorit, vetëm 1 person në burg nga përgjegjësit e tragjedisë

51 viktima nga tërmeti i 26 nëntorit, vetëm 1 person në burg nga përgjegjësit e tragjedisë

19:29, 26/11/2020
A+ Aa A-

Kryeprokurori Çela, tre ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, deklaroi se do të vihen para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës për dëmet që shkaktoi tërmeti, i cili mori 51 jetë njerëzish.

Prokuroria e Krujës sekuestroi të gjithë dokumentacionin nga njësitë vendore për 2 pallatet 5 katëshe, ku humbën jetën 24 banorë.

Ato ishin ndërtuara para viteve 90. Edhe pse kanë kaluar 1 vit nga kjo tragjedi, prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet.

Në hetim janë vetëm 10 persona për dëmet e shkaktuara në shkollën Ramazan Jangozi. Organi i akuzës ka provuar se bashkia e kishte marrë në dorëzim këtë shkollë pa raportin siziomiologjik dhe teknik.

Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se në shkollë do të kryheshin vetëm riparime dhe jo ndërhyrje që të garantonin qëndrueshmërinë e godinës.

Hetimi ka provuar se njëra nga kompanitë fituese të tenderit, ishte e përjashtuar nga e drejta për të marrë pjesë në tendera publike.

Për këtë arsye janë vënë në hetim 10 persona fizikë dhe juridikë, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i formularëve dhe stampave. Ato janë  projektues, mbikqyrës, kolaudatorë, administratorë dhe funksionarë të Bashkisë së Krujës.

Nga prishjet e banesave në Durrës humbën jetën 26 qytetarë. Më 14 dhjetor u arrestuan 18 persona me akuza: vrasje me dashje, falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre.

Muaj pas muaj nis lirimi i tyre. Aktualisht në burg ndodhet vetëm një person, ndërtuesi i vilës ku jetoi familja Lala e cila humbi 8 pjesëtarë.

Mbi Ramiz Shehun rëndon akuza vrasje nga pakujdesia. Kjo prokurori ka marrë të pandehur 16 persona, kryesisht ish funksionarë vendorë. Dosja është dërguar në gjykatë dhe pritet nisja e gjyqit.

Në bazë të hetimit u provua se shkak për shembjet e objekteve ishin cilësia e dobët e materialeve të ndërtimit, katet shtesë, kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit” dhe mungesa e studimeve sizmologjike.

Dëme të tërmetit të 26 nëntorit pati dhe në kryeqytet. 1 vajzë humbi jetën në zonën e Kombinatit. Në 15 janar u lëshuan 42 urdhër arreste. U prangosën  31 persona.

Dhe në këtë rast, akuzat ishin të njëjta: shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe ndërtim i paligjshëm. Dhe në këtë hetim gjykata nis të lirojë të prangosurit duke i hetuar në gjendje të lirë. Aktualisht është vetëm një i pandehur i cili gjykohet në gjendje të lirë.

Naim Shehi është pronar i një furre buke në Vorë. Ai akuzohet për ndërtim të paligjshëm se ndryshoi strukturën mbajtëse të pallatit ku ndodhet dyqani i tij./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco