Lajmi i fundit

Serat me kanabis në Berat/ Policia operacion në Malësinë e Madhe, 6 të arrestuar

‘Këpucët e konsumuara të oficerëve’/ Policia gjermane mbështet RENEA-n me 200 palë të reja

‘Këpucët e konsumuara të oficerëve’/ Policia gjermane mbështet RENEA-n me 200 palë të reja

18:26, 26/11/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, Policia Federale Gjermane i ka dhuruar njësisë speciale RENEA 200 palë këpucë shërbimi, të cilat kanë vlerën e 30 mijë eurove.

Ambasada gjermane në Shqipëri, shkruan në rrjetet sociale se këpucët e shërbimit janë të standardeve evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë këpucët e konsumuara të oficerëve.

“Policia Federale Gjermane i dorëzoi dje njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro. Këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve. Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive",- shkruan ambasada gjermane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco