I vidhet llogaria e facebook, kërcënohet me jetë zv.ministri i Punëve të Brendshme

I vidhet llogaria e facebook, kërcënohet me jetë zv.ministri i Punëve të Brendshme

16:48, 26/11/2020
A+ Aa A-

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka bërë të ditur se zëvendësministri Zafir Berisha është kërcënuar dhe se ai ka hapur rast në polici.

“MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është  Zafir Berisha”, thuhet në një njoftim për media të kësaj ministrie, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Berisha para disa muajve është emëruar edhe koordinator nacional për Siguri Kibernetike, pas së cilës ishte hakuar llogaria e tij në Facebook. Ai kishte thënë se llogaria e tij ishte hakuar nga Qendra e spiunazhit rus në Nish të Serbisë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco