SPAK bën namin, dënon korçarin me 40 orë punë, sekuestrohen 500 lekë

SPAK bën namin, dënon korçarin me 40 orë punë, sekuestrohen 500 lekë

15:50, 26/11/2020
A+ Aa A-

Një aferë korruptive me 500 lek të reja ndaj një polici rrugor, e kryer nga korçari Erion Nënçe, ka çuar këtë të fundit si të pandehur para gjykatës së SPAK-ut, duke e dënuar me 40 orë punë të detyrueshme, për interesin publik.

Dosja e korrupsionit që po flasim, është e denjë për të futur SPAK në rekordin ‘Guinness’, pasi kjo prokurori ka hetuar dhe marrë të pandehur, Erion Nënçen nga Korça, për akuzën e ‘Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’.

Nënçe është arrestua në qytetin e Korçës, pasi u kap teksa i ka dhënë një polici rrugor, shumën prej 5 mijë lekë të vjetra. Ky veprim është cilësuar si korrupsion dhe është iniciuar një dosje penale, duke vënë në akuzë qytetarin për 500 lekë.

Në vendimin përfundimtar gjykata thotë se: ‘…shuma e parave e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një kartëmonedhë 500 lekëshe, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit…’.

Ky është dënimi i radhës i qytetarëve të korruptuar që ka dhënë SPAK, për akuzën e korrupsionit.

Këto dosje penale, e kanë kthyer punën e këtij institucioni në qesharake, pasi të gjithë çështjet e korrupsionit i kanë kaluar për hetime kësaj organike.

Ky dënim i Erion Nënçe vjen pas një tjetër 'sukses' i SPAK-ut. Dy ditë më parë një tjetër dosje penale e  Prokurorisë së Posaçme SPAK, përfundoi me dënimin e Rigels Ymerit.

Ai u dënua me 16 muaj qëndrim në shërbim prove, pasi është gjendur fajtor për akuzën e korruptimit, me 1000 lekë të një punonjësi policie. /Shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis26/11/2020 17:32

Me keto denime te "ashpra" te SPAK, mjere korropsioni, te gjej vrime ku te futet! Edhe Edveroviç Ramiçin me gjith qiveritaret dhe parlamutaret e tij, i ka zon tmerri prej SPAK!!!

Shto koment

Denonco