Si u gjet droga në furgonin e druve, policia jep detaje, ja kush është i arrestuari

Si u gjet droga në furgonin e druve, policia jep detaje, ja kush është i arrestuari

15:01, 26/11/2020
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka thënë detaje mbi sasinë  drogës se llojit Heroinë e sekuestruar gjatë ditës së sotme në qytetin e Elbasanit.

Sipas uniformave blu janë sekuestruar 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi kanabisi.

Droga u kap në një në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë.

Përveç shoferit të furgonit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.  

Ja postimi i plotë:

Elbasan

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Kështjella".

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Focës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i shtrirë në Elbasan dhe në disa qytete të tjera.

Sekuestrohen 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi  kanabis.

Vihen në pranga disa shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan  operacionin policor të koduar "Kështjella".

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi  kanabisi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.

Operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij do të bëjmë me dije informacionin e plotë

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis26/11/2020 17:21

Lenda drusore mos vinte nga pyjet e Tualet Librazhdit?! Se droga dihet qe eshte e rivdekjes se Tualet Kasem Palles.

Shto koment

Denonco