EMRI/ Vret veten me çifte, dyshohet se ishte me Covid-19

EMRI/ Vret veten me çifte, dyshohet se ishte me Covid-19

20:48, 25/11/2020
A+ Aa A-

Një 82-vjeçar nga fshati "Moravë" në rrethin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me armë zjarri.

Ramadan Doko, në kushte të rënduara depresioni, është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes. Pas zhurmës së armës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në banesën e 82-vjeçarit, ku edhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuar drejt aktit të vetëflijimit. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme dhe trupi i pajetë i Ramadan  Dokos është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Burime të besueshme nga Morgu i Beratit, bëjnë me dije se vdekja e 82-vjeçarit ka ardhur si rezultat i një plumbi të vetëm të marrë në gjoks, i cili i ka prekur direkt zemrën.

Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë në vendgjarje se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditësh shenja të Covid-19, por ende juk kishte kryer tampon.

Mendohet që i moshuari të jetë infektuar nga djali i tij, që kishte rezultuar "pozitiv" me Covid-19, pas analizave të kryera në një laborator privat. Kjo ka bërë që 82-vjeçari të kalonte në depresion dhe t'i japë fund jetës.

Berat

Informacion paraprak

Më datë 25.11.2020, në fshatin Moravë, Berat, shtetasi R.D. 82 vjeç, është gjetur i pa jetë në banesë nga familjarët.

Shtetasi R.D, dyshohet se është vetvrarë me armë gjahu (çifte).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Liria e mueshme26/11/2020 00:42

Si e majta edhe e djathta njëlloj në lajme. Vazhdojnë të gënjejnë publikun për situatën që bota po kalon. S'ka pasur dhe vazhdon të mos ketë virus. Bolshevikët po mundohen të vijnë në pushtet në rang botëror siç e bënë në Rusi dhe pastaj në Shqipëri shekullin e kaluar duke mashtruar popullatën në mbarë botën.

Shto koment

Denonco