1 mln euro vjedhje/ Banda e shqiptarëve terrorizon Gjermaninë

1 mln euro vjedhje/ Banda e shqiptarëve terrorizon Gjermaninë

20:05, 25/11/2020
A+ Aa A-

Vjedhje dhe grabitje non-stop, ‘plaçkë’ e grabitur me vlerë të paktën 1 milionë euro dhe 140 mijë euro në dëme të shkaktuara në prona.

Gjykata e Nurembergut në Gjermani ka dënuar një bandë shqiptarësh, që kishin terrorizuar këtë rajon me vjedhjet e tyre për vite. Kreu i bandës u dënua me plot 10 vite burg.

Banda futej në banesat e viktimave kur ata ishin në gjumë ose duke parë TV. Disa nga viktimat janë tronditur, sa një grua u detyrua të ndërronte banesën pasi nuk flinte dot më në shtëpinë e saj.

“U desh që të hapim plagë të vjetra për të siguruar dëshmitë,” tha gjyqtari i çështjes, Bernhard Germashevski.

Seria e vjedhjeve nisi në gusht 2016 dhe përfundoi në shtator 2018. Në total prokuroria rindërtoi 57 raste grabitjesh. Gjyqi zgjati 19 ditë.

Kreu i bandës u pikas gjatë një vjedhje. Numri i tij i telefonit u vu në përgjim dhe u zbulua se bashkë me të punonte edhe kunati dhe tre shqiptarë të tjerë.

Shqiptarët linin gjurmë ADN-je kur kryenin vjedhjet. Ata përqendroheshin kryesisht te orët e shtrenjta, bizhuteritë, monedhat e shtrenjta, paratë cash. Në dy raste ata morën me vete edhe kasafortat.

Në një rast një nga hajdutët theu shpinën teksa arratisej nga frika se do e kapnin pasi pronarët e shtëpisë ishin duke parë TV pa drita ndezur.

Në një rast arritën një goditje speciale- në një pronë vodhën ora të shtrenjta me vlerë 300 mijë euro nga një koleksionist. Informacionin e kishin marrë nga një i dënuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco