Detaje të reja/ Si ndodhi aksidenti ku humbi jetën drejtori i Pyjores dhe 4 inspektorët e IKMT

Detaje të reja/ Si ndodhi aksidenti ku humbi jetën drejtori i Pyjores dhe 4 inspektorët e IKMT

17:08, 25/11/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në fshatin Iballë të Pukës, ku një makinë ka dalë nga rruga duke i shkaktuar vdekjen drejtorit të Pyjores, Mark Ndou dhe katër punonjësve të IKMT.

Sikundër mësohet automjeti ka dalë nga rruga, dhe personat e lënduar janë punonjës të IKMT Shkodër. Këta të fundit kanë qenë në zonë për të kryer një inspektim.

Të plagosurit jane transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi autoambulanca nuk mund të shkonte deri në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer malor.

Pukë/Informacion Paraprak

Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll.  Gj. po dergohen drejt Spitalit të   Traumës Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco