Atentati në Elbasan, ja çfarë thotë policia për ngjarjen e rëndë

Atentati në Elbasan, ja çfarë thotë policia për ngjarjen e rëndë

13:09, 25/11/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë ditës së sotme në Elbasan ku u qëllua në drejtim të një makine në lëvizje me armë zjarri.

Shenjestra e atentatit të dështuar ka qenë Ervis Çausholli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe policia e shtetit.

“Autori i dyshuar  ka braktisur mjetin dhe është larguar”, thuhet në njoftim. “Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person  të plagosur”.

Ja njoftimi i plotë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:50 , në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, dyshohet se   gjatë një konflikti  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar  ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person  të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori  që ka qëlluar me armë zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco