VIDEO+EMRI/ Atentati në Elbasan, shënjestra ishte një personazhi i njohur

VIDEO+EMRI/ Atentati në Elbasan, shënjestra ishte një personazhi i njohur

13:00, 25/11/2020
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në Elbasan.

Burime nga policia kanë zbuluar për SYRI.net personin e njohur në Elbasan, që ishte dhe shënjestra e atentatit të dështuar.

Mësohet se objektivi i atentatit ka qenë Ervis Çausholli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si ‘korçari’ është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Në konflikt dyshohet janë përfshirë 4 persona dhe tre mjete, ndërkohë që fillimisht janë përleshur fizikisht mes tyre.

Më pas, personat që janë ende të paidentifikuar, kanë përdorur armët, nga ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Në vendngjarje është gjetur vetëm një mjet tip Mazda, me targa AA 305 SP, ndërkohë që dy mjetet e tjera janë larguar, së bashku me personat që janë përfshirë në konflikt.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të mundur dhe këqyrjen e mjetit Mazda, ndërkohë që nuk ka ende detaje lidhur me identitetin dhe arsyet që kanë çuar personat drejt këtij konflikti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco