Të shtëna me armë në Elbasan, qëllohet ndaj një makine

Të shtëna me armë në Elbasan, qëllohet ndaj një makine

12:21, 25/11/2020
A+ Aa A-

Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit të qytetit.

Burime bëjnë me dije se është qëlluar drejt një mjeti që ka qenë në ecje.

Sipas infomacioneve të Syri.net, përplasja me arme ka ndodhur në lagjen Emin Matraxhiu.

Dyshohet se në fillim ka pasur një sherr dhe me pas janë përdorur edhe armët.

Në vendngjarje ka shkuar Policia, ndërsa pika kontrolli janë ngritur në gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco