Koronavirusi i mori jetën mjekut/ Shoqata: Asnjë masë mbrojtëse!

Koronavirusi i mori jetën mjekut/ Shoqata: Asnjë masë mbrojtëse!

11:48, 25/11/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ai është ortolaringologu i QSUT Bledi Nini, i cili ndërroi jetë në Itali, ku ishte dëguar për të marrë mjekim më të specializuar, nga ana e familjarëve të tij.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar dhe Shoqata e Infermierëve përmes një postimi në Facebook, ku krahas ngushëllimeve për të ndjerin thuhet se sërish nuk u mor asnjë masë mbrojtëse ndaj bluzave të bardha.

Ja postimi i plotë:

Sërish humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha. Humb jetën nga Covid-19, dr.Bledi Nini në moshën 48-vjeçare.

Ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij… Sërish asnjë masë mbrojtje ndaj bluzave të bardha… Sërish heshtje nga kushdo…

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco